Foto: PSD

Ymeri: Procesi i rekrutimit të noterëve të hetohet nga shteti e të vlerësohet nga partnerët zviceranë

Deputeti nga Partia Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka thënë se procesi i noterëve duhet të hetohet nga organet e shtetit e të vlerësohet nga partnerët zviceranë.

“Procesi i rekrutimit të noterëve të rinj që organizohet nga Ministria e Drejtësisë duhet të hetohet nga organet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe të vlerësohet nga partnerët e Ambasadës së Zvicrës, të cilët kanë merita për ndërtimin e sistemit noterial në Kosovë”, ka shkruar Ymeri në “Facebook”.

“Procesi i tanishëm i rekrutimit të noterëve të rinj ka prirje ta komprometojë sistemin e noterisë që u ndërtua me kredibilitet të brendshëm dhe të jashtëm, kryesisht falë ekspertëve zviceran të Institutit për Studime të Larta Noteriale (I-H-N)”, thuhet tuje në deklarimin e deputetit të PSD-së.

Ymeri ka thënë se pavarësia politike e sistemit të noterisë është parakusht për garantimin e një sistemi funksional dhe bashkëkohor noterial që i shërben shtetit të së drejtës, përforcimit të aparatit gjyqësor dhe konsolidimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Ndryshe, procesi i noterëve është kritikuar për parregullsi, ndërkohë ministri Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka akuzuar partinë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje për qasjen ndaj kësaj çështjeje.

Dyshime të forta për keqpërdorime në testin e noterisë

www.kallxo.com