Visar Ymeri, ish-kryetar i Vetëvendosjes

Ymeri: Kadri Veseli Po Paraqitet si Shpëtimtar

Ai tha se dukuritë negative duhet luftuar nga koka.

“Çlirimi i pronave të uzurpuara është i domosdoshëm. Krimi e korrupsioni luftohet nga koka e jo nga bishti. E koka është në krye të Kuvendit. Kadri Veseli,” tha Ymeri.

Ymeri deklaroi më tutje se Veseli nuk mund të paraqitet si shpëtimtar i Kosovës.

“Po do të paraqitet sikur ky po e shpëton Kosovën. Koka e ShIK-ut tash po paraqitet si shpëtimtar i Kosovës,” tha Ymeri.

Kryetari i “Vetëvendosjes” pati edhe një porosi. Tha se “kriminelët nuk do të fitojnë”.

Deputetët e “Vetëvendosjes” u kthyen sot në Kuvend, pasi e bojkotuan atë për gati 3 muaj.

Bordi i ri i Agjencisë Kosovare të Privatizimit pas një takimi me Kadri Veselin të zhvilluar në muajin shkurt, paralajmëroi publikimin e listës së uzurpatorëve dhe aksionet për lirimin e pronave të uzurpuara.

http://kallxo.com/te-henen-akp-ja-publikon-uzurpatoret/

KALLXO.com shkroi për një aksion të AKP-së më 6 maj kur u liruan prona të uzurpuara në Prishtinë e Ferizaj.

http://kallxo.com/policia-ne-aksion-per-largimin-e-uzurpatoreve-nga-pronat-e-akp-se/

Një aksion i ngjashëm për lirimin e pronës u zhvillua në Hotelin “Victory” të Prishtinës më 3 qershor.

http://kallxo.com/aksion-kunder-uzurpimit-ne-hotel-victory/