Visar Ymeri - Foto: LVV

Ymeri: Dënimi i Sheshelit, i Pamjaftueshëm

Dënimin e Vojisllav Sheshelit nga Tribunali i Hagës deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, e ka cilësuar lajm të mirë për viktimat, por “të pamjaftueshëm”.
Sipas deputetit të Grupit të Pavarur të Deputetëve, ky dënim ridëshmon përgjegjësinë politike të Sheshelit dhe të Serbisë shtetërore në krimet kundër njerëzimit dhe në spastrimet etnike në Ish-Jugosllavi.

“Paramilitarët çetnikë të Sheshelit me njësitet e tjera fashiste të së djathtës ekstreme të Serbisë ishin herë pjesë përbërëse dhe herë partnere të policisë dhe ushtrisë zyrtare serbe edhe për krimet, pastrimet dhe dëbimet në Kosovë; e jo vetëm në Kroaci, Bosnje dhe Vojvodinë”, ka shkruar Visar Ymeri në profilin e tij në “Facebook”.

“Shesheli dhe frymëzuesit, urdhënësit dhe kryerësit e krimeve kundër njerëzimit në hapësirat ish-jugosllave nga Serbia duhen të dënohen para së gjithash nga gjyqësori serb. Përballja me të kaluarën e Serbisë mbetet nevojë dhe domosdoshmëri. E vonuar, kjo përballje do ta mundësonte pajtimin e nevojshëm dhe bashkëpunimin e domosdoshëm rajonal”, ka shtuar ai.

Gjykata e OKB-së në Hagë hodhi poshtë sot lirimin e plotë të kreut të Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshelj në apel dhe e burgosi ​​atë për 10 vjet për krime lufte në Serbi.

http://kallxo.com/sheshel-denohet-per-krime-lufte/

Tribunali Ndërkombëtar në Hagë të mërkurën dënoi Vojislav Sheshelj me dhjetë vjet burg për nxitje të krimeve në Vojvodinë në Serbi gjatë luftës.