Foto: RTV 21

Xhudistet e Kosovës Nisin Mbarë 2018-ën

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë fituar ndeshjet e para në Grand Prix që po mbahet në Tunis të Tunizisë.

Distria në kategorinë deri 52 kg, triumfoi në rrethin e dytë ndaj Amanl Gannouni të Tunizisë, derisa rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Ndërsa Nora Gjakova, në kategorinë deri 57 kg, triumfoi ndaj Nazlicna Ozerler të Turqisë, në rrethin e dytë, derisa të parin e kaloi pa luftë.

Distria Krasniqi dhe Nora e Akil Gjakova janë tre xhudistët që përfaqësojnë Federatën e Xhudos së Kosovës dhe Kosovën në këtë turne.

Bashkë me xhudistët tanë, për në Tunizi ka udhëtuar edhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka/21Media.