Xhiro Çiklizmi nga Mustafa e Zhbogar (VIDEO)

Kryeministri Isa Mustafa sot në Istog i ka hipur biçikletës për të bërë një xhiro në shtegun te vendi i quajtur “Burimi”.

Në këtë xhiro çiklizmi atij i është bashkuar edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Mustafa derisa po drejtonte biçikletën tregojë shkathtësitë  e tij në drejtimin e saj, përkundër helmetës e cila ishte jo shumë e dëshirueshme për të.

Te fundi i shtegut të çiklizmit i pari arriti kryeministri duke e lënë mbrapa mysafirin evropian.

KALLXO.com sjell momente nga shëtitja me biçikleta në shtegun e ri të përuruar në Istog.