Xhelal Sveçla nuk Shkon në Gjykimin e ish-Inspektorëve

10 ish-inspektorë të Komunës së Prishtinës në kohën kur pushteti lokal i kryeqytetit drejtohej nga Kryeministri i tashëm Isa Mustafa akuzohen për organizim të grupit kriminal të organizuar lidhur me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë Ismet Haliti, Skender Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi.

Sipas aktakuzës, kryeinspektori Ismet Haliti dhe të akuzuarit Skender Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala dhe Granit Cenaj në cilësinë e personave zyrtarë në Drejtorinë e Inspekcionit të Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, në periudhën kohore janar 2010 – mars 2014, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me dashje nuk e kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare, ashtu që nuk i kanë parandaluar dhe nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore.

Prokuroria po ashtu pretendon se të akuzuarit nuk i kanë ekzekutuar vendimet për rrënimin  e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë kundërligjore në territorin e Komunës së Prishtinës, duke vepruar si grup kriminal i cili e ka shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare për kryerjen e veprave penale.

Në këtë gjykim ishte paraparë të merrte pjesë si dëshmitar drejtori aktual i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës Xhelal Sveçla, por ai nuk është paraqitur në gjykatë.

Sveçla mungoi edhe në seancën e 20 janarit kundër ish-inspektorëve.

http://kallxo.com/mungon-xhelal-svecla-ne-gjykimin-e-ish-inspektoreve/

Vetë Sveçla është duke u kërkuar nga policia me urdhër të gjykatës si i akuzuar në procesin lidhur me dëmtimin a makinave të EULEX-it nga aktivistë të “Vetëvendosjes” në vitin 2009.

http://kallxo.com/policia-kerkon-xhelal-sveclen-per-veturat-e-eulex-it/

Kërkimi policor nuk e pengoi Sveçlën që të marrë pjesë në protestën e djeshme të opozitës.

http://kallxo.com/svecla-po-kenaqem-ne-proteste/

[interaction id=”56c58ab6b6c51fb652e8234f”]