Xhavit Haliti

Xhavit Haliti nuk e komenton aktakuzën ndaj tij

Nënkryetari i Kuvendit dhe kryetari i degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti nuk e ka komentuar aktakuzën e ngritur ndaj tij për sulm ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Ai në një përgjigje të shkurtë me shkrim për KALLXO.com ka kërkuar që për këtë çështje të kontaktohet avokati i tij.

“Ju lutem kontaktojeni avokatin tim Kujtim Kërveshi, i autorizuar në këtë rast që të më përfaqësoj para çdo instance institucionale”, tha shkurtimisht Haliti për KALLXO.com.

Prokuroria e Prishtinës me 31 maj 2019 ka ngritur një aktakuzë ndaj dy deputetëve të Kuvendit, Xhavit Haliti e Gani Dreshaj.

Deputeti Xhavit Haliti akuzohet për veprën penale të sulmit me pretendimin se e ka sulmuar deputetin e LDK-së Arben Gashin, ndërsa Gani Dreshajn Prokuroria e akuzon me veprën penale të kanosjes pasi që siç thuhet në aktakuzë Dreshaj më pas e kishe kanosur deputetin Arben Gashi.

Xhavit Haliti nuk është përgjigjur në pyetjen se nëse do të jep dorëheqje nga postet partiake që i mbanë në PDK.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli javë më parë kishte deklaruar se zyrtarët që kanë aktakuza për korrupsion, nepotizëm dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare t’i lirojnë funksionet.

KALLXO.com ka kontaktuar me disa deputetë e zyrtarë të PDK-së, për të komentuar ngritjen e aktakuzës ndaj Halitit, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

https://kallxo.com/kryeprokurori-beka-xhavit-haliti-dyshohet-per-sulm-e-gani-dreshaj-per-kanosje-ndaj-arben-gashit/

https://kallxo.com/perleshje-mes-xhavit-halitit-e-arben-gashit-ne-kuvend/

.