Xhafer Gashi, kryetar i komunës së Obiliqit| Foto: Facebook

Xhafer Gashi pas Betimit Përmend Ligjin për Obiliqin

Kryetari dhe asamblistët e Komunës së Obiliqit janë betuar sot për mandatin e ri katërvjeçar në një mbledhje solemne.

Pas betimit, kryetari Gashi u zotua se do të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Gashi kërkoi përkrahjen e të gjithë asamblistëve komunalë për sfidat që e presin Komunën e Obiliqit.

Ai përmendi si sfidë të madhe zbatimin e Ligjit për Obiliqin.

Ligji për Obiliqin u miratua në Kuvendin e Kosovës në ditën e fundit të nëntorit të vitit që shkoi.

http://kallxo.com/miratohet-ligji-per-obiliqin/

Atë ditë Xhafer Gashi tha se me këtë ligj qytetarëve të Komunës së Obiliqit do t’u ofrohet perspektivë më e mirë.

KALLXO.com ka shkruar shpesh për ndotjen nga termocentralet në këtë komunë.