Aplikacioni Whats App

WhatsApp Njeh Kodin e Ri Shtetëror të Kosovës

‘Whatsapp’ një nga platformat më të njohura ndërkombëtare për thirrje dhe mesazhe telefonike pa pagesë, që sot ka filluar të njohë edhe kodin e ri shtetëror të Kosovës +383.

Kosovarët nga sot mund të ndërrojnë numrat e tyre në whatsapp duke kaluar nga kodi paraprak të huazuar në +383 në kodin shtetëror.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi.

Muajin e kaluar ishte edhe platforma tjetër viber ajo që njohu kodin shtetëror të Kosovës.

Kosova ka marrë zyrtarisht kodin e saj shtetëror telefonik +383 të alokuar nga ITU më 15 dhjetor të vitit 2016.

Kjo vie pas marrëveshjes së arritur në bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Brukselit.

Që nga fillimi zyrtar i funksionalizimit të kodit të ri shtetëror është paralajmëruar nga Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postar (ARKEP), se faza e  ashtuquajtur e migrimit të sim kartelave të tanishme në kodin e ri telefonik do të zgjasë afër 18 muaj.