Foto: Facebook

VV Reagon Rreth Ankesave të Zyrtarëve të Saj të Dorëhequr

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas ankesave që kanë ardhur nga zyrtarë të saj, të cilët ditëve e javëve të fundit kanë dhënë dorëheqje nga pozita drejtuese në parti.

Rreth këtyre ankesave të pretenduara është përgjigjur Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një njoftimi, Komisioni Disiplinor, organ që trajton çështjet që po pretendohen nga të dorëhequrit, thekson se nuk ka marrë asnjë shkresë apo ankesë lidhur me veprimet e pretenduara nga këta zyrtarë që janë larguar nga funksionet partiake.

Po ashtu, ky organ i VV-së e vlerëson shqetësues publikimin e dokumenteve të Komisionit Disiplinor në rrjetet sociale.

“Publikimet e tilla të nxjerra fshehtas nga Arkiva e Lëvizjes është shkelje e Rregullores se Komisionit disiplinor dhe Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftim.

Ky reagim ka ardhur pas dorëheqjeve të disa zyrtarëve të lartë nga funksionet e tyre në Vetëvendosje, përfshirë edhe kryetarin Visar Ymeri dhe nënkryetarin Dardan Sejdiu.

http://kallxo.com/visar-ymeri-jep-doreheqje-nga-funksionet-e-partise/

Si arsyetim për dorëheqjet, disa prej tyre kanë përmendur ofendimet, linçimet, etj.

http://kallxo.com/fisnik-ismailit-gerrditet-vetevendosja/