Foto: Facebook

VV në Kamenicë: Dorëheqjet nuk Zgjidhin Poblemet

Pas dorëheqjes së Qëndron Kastratit, kryetarit të Kamenicës nga organet drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje, sot kryesia e qendrës së LVV-së në Kamenicë ka mbajtur mbledhje.

Në komunikatën e lëshuar nga kryesia e VV-së në Kamenicës thuhet se është diskutuar me shqetësim kjo situatë e krijuar.

“Ne respektojmë qëndrimin individual të secilit aktivist, por nuk harrojmë përgjegjësitë që kemi marrë nga besimi për qeverisjen katërvjeçare në komunë”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se dorëheqjet nga strukturat e Vetëvendosjes nuk janë zgjidhje.

“Dorëheqjet e ditëve të fundit nga LVV nuk ofrojnë zgjidhje për problemet e krijuara brenda organizatës sonë dhe ju garantojmë se nuk do të dorëhiqemi as nga sfidat që na dalin gjatë qeverisjes komunale”, potencohet në komunikatë.

Mbledhja e kryesisë së VV-së në Kamenicë është mbajtur pa praninë e Qëndron Kastratit.

Por në komunikatë thuhet se nuk është braktisur projekti për qeverisje të mirë me Kastratin kryetar.

Projekti ynë i përbashkët në kuadër të LVV-së në Kamenicë për qeverisje të mirë, transparente, reforma dhe zhvillim të komunës është dhe do të jetë në fokus të angazhimeve tona. Nuk do të harrojmë se fitorja e LVV-së në Kamenicë me Qëndronin kryetar të Komunës është rezultat i punës së vazhdueshme dhe shumëvjeçare të strukturave dhe aktivistëve të saj”, thuhet më tutje në komunikatë.

KALLXO.com shkroi sot edhe për qëndrimin që kanë asamblistët e Vetëvendosjes në Kamenicë pas dorëheqjes së Qëndron Kastratit nga strukturat e kësaj partie.

http://kallxo.com/vv-ne-kamenice-mbledhje-per-vendimin-e-qendron-kastratit/

Qëndron Kastrati me një postim në Facebook njoftoi dje se është tërhequr nga pozitat që kishte në Vetëvendosje.

http://kallxo.com/qendron-kastrati-doreheqja-e-radhes-nga-strukturat-e-vv-se/

KALLXO.com shkroi sot edhe për të gjithë të dorëhequrit nga pozitat në Vetëvendosje, derisa ky subjekt mbajti mbledhjen e Kryesisë pa të dorëhequrit prej saj.

‘Fijet e Këputura’ të Kryesisë së VV-së