SMS-të e dërguar nga OJQ GoPlus.

VV Mohon SMS-ët që po Dërgohen Për ta Votuar Shpend Ahmetin

Mesazhe private po u dërgohen qytetarëve nga një OJQ në të cilët po bëhet thirrje për ta votuar kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Edhe dy orë kanë mbetur nga mbyllja e procesit zgjedhor. Jemi afër andaj VVotoni dhe ftoni miqtë që ta vulosim fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë. OJQ Go Plus”, shkruhet në mesazhet që po u dërgohen qytetarëve të cilët kanë raportuar në KALLXO.com.

Por, Adonis Tahiri nga Vetëvendosje mohon autorësinë e këtyre SMS-ve.

“Jo. Thirrjet për votim i kemi bërë përmes dy konferencave tona për media, në ora 12:00 dhe në ora 16:00”, tha Tahiri për KALLO.com.