Deputetë të Vetëvendosjes - Foto: REL

VV kërkon interpelancë për 53 milionët e Qeverisë për 'Bechtel Enka'-n

Sot grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka parashtruar kërkesën për interpelancë me kryeministrin Ramush Haradinaj lidhur me pagesën që Qeveria e Kosovës po ia bën “Bechtel Enka”-s në shumën 53 milionë euro.

“Për këtë skandal Qeveria duhet të japë llogari në Kuvend. E prokuroria duhet të nisë hetimet”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit mos të fshihet pas “axhendës së ngarkuar” por të paraqitet brenda afatit në Kuvend.

Mocioni për interpelancë nga VV

Më poshtë mund të lexoni transaksionet dhe burimet e gjobës prej 53 milionë euro për autostradën “Arbën Xhaferi”.

Transaksionet dhe burimi i gjobës prej 53 milionë euro për Autostradën (Dokument)

Dje, Qeveria e Kosovës njoftoi se ka ndarë 53 milionë euro për kompaninë “Bechtel Enka”.