Konferenca e "Vetëvendosjes" | Foto: KALLXO.com

VV-ja Proteston më 1 Shtator

Lajmin për protestë më 1 shtator e dha kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje Visar Ymeri në një konferencë të këtij subjekti opozitar.

“Prandaj ne po e shpallim 1 shtatorin si ditë te protestës. Ata që duan ta votojnë demarkacionin do te përballen me kundërshtimi. tone. Gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët e kane dëshmuar kundërshtimi ndaj këtij regjimi do të vijnë me 1 shtator që të protestojnë së bashku me ne,” tha Visar Ymeri.

Edhe Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, si kryetari Ymeri ftoi qytetarët për t’iu bashkuar protestës.

“Ne ju ftojmë që së bashku tu themi jo këtyre politikaneve, sepse ne jemi ata qe do ta bëjmë demarkacionin jo vetëm me Malin e Zi po edhe me shtetet e tjera,” tha Mullhaxha-Kollçaku.

Visar Ymeri tregoi se deputetët e VV-së në seancën e demarkacionit do të jenë brenda sallës së mbledhjeve të Kuvendit.

“Deputetët do të jenë brenda sallës së kuvendit, ndërsa protestuesit jashtë. Protestuesit jashtë dhe protestuesit brenda janë një,” tha Ymeri.

Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me partitë tjera opozitare.

“Nuk kemi pasur ndonjë takim rreth kësaj çështjeje me partitë tjera opozitare. Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me partitë tjera opozitare,” tha Ymeri.

Ai i bëri thirrje policisë që të mos përdorë dhunë, ndërsa mohoi se “Vetëvendosja” e ka bërë këtë gjë.

Dhunë përdor policia dhe nuk e di nëse do e përdorë persëri. Ne i ftojmë policinë, institucionet që të dalin në mbrojte te qytetarëve dhe jo në krahë të protagonistëve të aferës ‘pronto’,” tha Ymeri.

Ymeri tha se deputetët duhej të informoheshin se si po shkonin takimet për demarkacionin para se të nënshkruhej marrëveshja.

“Më 25 qershor të 2015-ës kemi nxjerre një rezolutë që e kishte obliguar Qeverinë e Kosovës që para se të nënshkruajë marrëveshjen e demarkacionit ta sjellë në kuvend dhe tani e dimë rrjedhën e situatës, ku qeveria e kishte injoruar ketë rezolutë.

Që nga shtatori i vitit 2015 partitë opozitare e kundërshtojnë vijën e përcaktuar kufitare me Malin e Zi.

Marrëveshja e demarkacionit me këtë shtet u nënshkrua në Vjenë më 26 gusht 2015.