Foto: Lëvizja Vetëvendosje në Prizren

VV: 32 anëtarë të PDK-së në Prizren aderuan në Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka njoftuar se asaj i janë shtuar 32 anëtarë të rinj, të cilët vijnë nga PDK-ja.

Ata u mirëpritën nga kryetari i Qendrës, Artan Abrashi, deputetët Drita Millaku dhe Arbër Rexhaj, si dhe sekretari organizativ Karanfil Haxhillari.

“Kjo është dëshmi e radhës për mbështetjen e qytetarëve ndaj alternativës tonë të drejtë dhe e pakënaqësisë në rritje ndaj qeverisjes aktuale në vend. Lëvizja Vetëvendosje është adresë e vetme për ndryshime në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Ditë më parë, duke reaguar ndaj zgjedhjes “arbitrare” të Shaqir Totajt në krye të PDK-së në Prizren, deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj u kishte bërë thirrje t’i bashkoheshin partisë së tij të gjithë “anëtarët e mirë” të PDK-së

https://kallxo.com/deputeti-i-vv-se-fton-anetaret-e-mire-te-pdk-se-ti-bashkohen-vetevendosjes/

www.kallxo.com