Ilustrim

Pamje: Në Vushtrri policia godet familjen e fajdeve

Aksioni në të cilin janë përfshirë qindra policë ka pasur për cak njërën nga familjet më të njohura të fshatrave të Vushtrrisë, pjesëtarët e së cilës dyshohen për veprimtari të kundërligjshme,përfshirë fajdet.

Në nisje të aksionit, Nehat Thaqi, Drejtori i Rajonit  Policorë të Mitrovicës ka shpjeguar detajet e aksioni duke nënvizuar se policia është vënë në kërkim të 12 personave të dyshimtë. Thaqi ka nënvizuar se  rrezikshmëria e këtij aksioni shkon nga e mesmja te e larta dhe për këtë arsye janë angazhuar njësitë elite të Policisë së Kosovës.

Reportazhi  ka pasqyruar të gjithë aksionin e policisë i cili është përkrahur edhe nga hetues dhe policë të EULEX-it.

Të dyshuarit e arrestuar pas dy ditë janë dërguar në gjykatën në Veriun e Mitrovicës. Transporti i tyre nga gjykata për në Burgun e Dubravës poashtu ka qenë pjesë e reportazhit të transmetuar.