Foto: Ilustrim

Vushtrri - Nxënësi arrestohet me allti

Një nxënës i një shkolle në Vushtrri është arrestuar dje për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet e arsimit ka arritur të arrestoj të dyshuarin, nxënës i shkollës, pasi që i njëjti ishte ndaluar jashtë hapësirës shkollore, dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë, një karikator me dy fishekë, një boks i hekurit dhe një thikë.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.