Arkiv

Vushtrri, gruaja shtypet nga vetura

Një grua është goditur nga një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.

E njëjta sipas policisë ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin e Vushtrrisë për trajtim të mëtutjeshëm.

Siç bën të ditur policia deri të goditja e viktimës ka ardhur pasi drejtuesi i makinës e ka humbur kontrollin mbi timon nga pakujdesia.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.