Vushtrria

Vushtrri, arrestohet për sulm me thikë

Në fshatin Strofc të Vushtrrisë është arrestuar një burrë i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e kishte sulmuar me thikë një burrë tjetër.

Sipas raportit, viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në Vushtrri, pastaj është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.