Ilustrim

Vushtrri, arrestohet një person për armë pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Beqiq të Vushtrrisë, pasi që ai kishte shtënë më armë gjatë një ahengu familjar, e cila ishte pa leje.

Po ashtu nga ai policia ka konfiskuar një pushkë automatike AK-47 dhe tri gëzhoja.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit u lirua dhe rasti është në procedurë të rregullt.

Sipas policsë rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:57.