Aleksandar Vulin, ministër i Mbrojtjes i Serbisë. Foto: Beta

Vulin: Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, për të kërcënuar Serbinë

Transformimi i FSK-së në ushtri po cilësohet nga Beogradi si rrezik për qytetarët e veriut të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin ka deklaruar sot se Ushtria e Kosovës po krijohet që ta kërcënojë Serbinë.

“Përderisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244, në Kosovë nuk mund të ketë forca të tjera të armatosura përveç KFOR-it. Ushtria e Kosovës ku nuk ka serbë dhe kundër të cilës janë serbët dhe Serbia, është një ushtri e krijuar për të kërcënuar Serbinë dhe serbët”, tha Vulin raporton telegrafi.rs.

Sipas medias serbe, Vulin shtoi se shqiptarët miratuan ligjet e FSK-së për përhapjen e frikës midis serbëve në veri.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot më shumicë votash kanë miratuar në lexim të parë tri projektligjet që fuqizojnë rolin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës.