Aleksandar Vulin, ministër i Mbrojtjes i Serbisë. Foto: Beta

Vulin reagon pas heqjes se kufirit Kosovë-Shqipëri

Ministri i Mbrojtës i Serbisë, Aleksandar Vulin tha sot se Bashkimi Evropian po aplikon standarde të dyfishta pasi nuk po reagon në krijimin që siç e ka quajtur ai “Shqipërinë e madhe”, pas heqjes së pikës kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai po ashtu tha se në këtë pikë nuk e ka as mbështetjen e presidentit serb, Aleksandar Vuciq, raporton b92.

“Unë po kërkoj të shqyrtojmë nëse kemi nevojë për këtë lloj të BE-së, nëse kemi nevojë për këtë lloj politike apo nëse duhet të ndryshojmë qëndrimin tonë politik ndaj BE. Nëse, BE-ja nuk është e gatshme të “ndalojë krijimin e Shqipërisë së Madhe, ne duhet ta ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj saj”, tha Vulin në Beograd, duke shtuar se “kjo varet nga Vuçiç”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu tha se krijimi i Shqipërisë së Madhe është një e keqe që çon në konflikt jo vetëm me serbët, por edhe me të tjerët në Ballkan.

“Dhe BE është e heshtur, unë e kërkoj që të flasë”, tha Vulin, duke shtuar se Vuçiq është lider i vetëm në Ballkan i cili sinqerisht qëndron për stabilitetin rajonal.

Ndryshe, Me 29 dhjetor është nënshkruar marrëveshja për ngritjen e një pike të përbashkët kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

 

https://kallxo.com/nga-sot-kufiri-kosove-shqiperi-nuk-ekziston/

 

Përgatiti: Arbisa Shefkiu