Aleksandar Vulin - Foto: REL

Vulin propozon delimitimin e kufirit me Kosovën

I pyetur lidhur me fazën finale të bisedimeve Kosovë-Serbi, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se konsideron që zgjidhja e kompromisit është një delimitim i kufirit (me Kosovën), me qëllim që, sipas tij, “të ndalet përhapja e Shqipërisë së Madhe”.

Në një intervistë për “Kurir”, Vulin ka thënë se pret që Prishtina të vazhdojë provokimet dhe përpjekjet për të prishur dialogun.

“Ata e dinë se negociatat me Vuçiqin nuk janë të mira për ta. Marrëveshja e Brukselit nuk punon për ta, dhe është e vështirë të pranosh”, theksoi Vulin duke aluduar në palën kosovare.

I pyetur se çfarë është e pranueshme për Serbinë, cila është zgjidhja e kompromisit, ministri serb i Mbrojtjes ka thënë: “Pozicioni im është që ne duhet të kufizojmë dhe të ndalojmë përhapjen e “Shqipërisë së Madhe”.