Aleksandar Vuçiq. Foto: Beta/Sasa Djordjevic.

Vuçiq tregon se çfarë do t'u flasë peshkopëve për Kosovën

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq u ka dhënë fund hamendësimeve se a do të marrë pjesë në ‘saborin’ e Kishës ortodokse serbe (KOS)

“Jam krenar që do të kem rastin që sot të marr pjesë në Kuvendin e KOS-it, në të cilin do të flitet për Kosovën, pozitën e Serbisë dhe marrëdhëniet ndaj kishës. Ky do të jetë rast të prezantoj atë që punojmë dhe të përgjigjem në të gjitha të pavërtetat”, ka thënë ai sipas medieve serbe.

Opozita serbe e ka akuzuar Vuçiqin se do “ta vërë në anestezion kishën serbe para dorëzimit të Kosovës”.

Ndonëse Serbia zyrtarisht është shtet sekular, Kisha ortodokse serbe ka ndikim të madh në politikë dhe i përmbahet projektit të nacionalizmit serbomadh dhe Kosovën e mendon se pjesë të Serbisë.