Foto. EFA/REL

Vuçiq: Thaçi e di se bashkimi i Luginës me Kosovën nuk do të ndodhë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar në lidhje me deklaratën e homologut të tij të Kosovës, Hashim Thaçi, që bashkimi i Luginës me Kosovën është ëndërr e çdo shqiptari.

Vuçiq për mediat serbe tha se kjo është një ëndërr jo reale, raporton b92.

“Epo, mirë, ka qenë një histori për dy apo tre vjet, por është një histori që nuk e di, në asnjë mënyrë, kështu që as ai nuk mund ta zbulojë atë, as nuk ka të bëjë fare me realitetin, kjo është për nevojat e tyre të brendshme politike”, tha Vuçiq.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje kishte takuar komandantët e ish-UÇPMB-së, ku ju tha atyre se se është duke punuar në realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për bashkimin e Kosovës me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

https://kallxo.com/thaci-takon-komandantet-e-ish-ucpmb-thote-se-po-punon-per-bashkimin-e-lugines-me-kosoven/

.