Vuçiq dhe nje oficer i Policise se Kosoves foto Rtv21

 Vuçiq: Të gjithë shqiptarët janë ‘nervozë’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ka komentuar deklaratën e Komisionierit Evroian, Johannes Hahn, i cili ditë më parë tha se Kosova nuk është kushti i vetëm i Serbisë për t’u antarësuar në Bashkim Evropian.

Vuçiq shpjegoi se Hahn po i referohej reformave dhe sundimit të ligjit, por sipas tij Kosova është problemi më i madh dhe i vetëm i Serbisë për të hyrë në BE.

“Krerët e BE-së nuk duan ta thonë këtë sepse e dinë se ata marrin pikë negative kur flasin për Kosovën. Ne mbajmë një sy në gjithçka që po ndodh në BE, ne jemi në rrugën evropiane, sepse duam të kemi një shoqëri demokratike, por problemi ynë më i madh është Kosova”, tha Vuçiq.

Sipas medias serbe b92, Ai po ashtu tha se është e rëndësishme që të normalizohen marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe shtoi se të gjithë shqiptarët janë “nervozë”.

“Ne duhet të jemi një shoqëri demokratike dhe duhet ta rregullojmë problemin me Kosovën, por që të jetë e qartë, njerëzit duhet ta dinë se ekonomia jonë mund të ecë përpara vetëm nëse kemi paqe dhe stabilitet, por duke besuar se përveç vrasjes së Ivanoviçit, në vitet e fundit nuk kemi pasur ngjarje të tilla të rënda në Kosovë. Këto biseda janë të vështira, njerëzit duhet të kuptojnë se shqiptarët janë të gjithë nervozë, veçanërisht nëse nuk hyjnë në INTERPOL dhe nëse ata hyjnë dhe nuk do të duan kompromise”,  tha ai.

Ai tha se Serbia dëshiron një kompromis me shqiptarët e Kosovës, por që tani është e qartë se do të jetë pothuajse e pamundur të vijë për shkak të atmosferës politike në Serbinë qendrore dhe në Kosovë.