Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/EPA

Vuçiq shtyn propozimin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se marrëveshja me Prishtinën nuk do të arrihet menjëherë pasi të dyja palët nuk kanë qëndrime të njëjta.

Siç thuhet, kjo ka ndikuar që ai të shtyjë propozimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, për të cilën më herët kishte deklaruar se do ta zbulojë brenda një jave.

Agjencia e lajmeve ‘Bloomberg’ marrëveshjen me Prishtinën e ka vlerësuar si pengesën më të madhe në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian./21Media