Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq - Foto: REL/EPA

Vuçiq: Njerëzit i kryejnë dy fakultete për pesë vjet

Duke folur për moszbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Aleksandar Vuçiq th se për pesë vjet njerëzit i kryejnë dy fakultete.

“Njerëzit i kryejnë nga dy fakultete për pesë vjet, ata që janë më të suksesshëm, ata që janë më pak të suksesshëm e kryejnë një fakultet dhe disa për pesë vjet nuk janë në gjendje ta përmbushin një të vetmin obligim të dakorduar dhe askush nuk mërzitet për këtë”, tha Vuçiq për Tanjugun.

Ai përsëriti se nuk beson që shqiptarët do ta krijojnë asociacionin.

“Kam thënë se nuk besoj që shqiptarët do të bëjnë diçka, sepse nëse do të dëshironin diçka të përmbushnin, do ta përmbushnin në pesë vjetët e kaluar”, tha Vuçiq.

Ai porositi që qytetarët e Serbisë të mos presin zgjidhje për Kosovën me të cilën do të jenë të kënaqur.

“Njerëzit në Serbi nuk duhet të llogarisin në zgjidhje maksimale, njerëzit nga Serbia nuk duhet të presin diçka me të cilën do të jenë veçanërisht të kënaqur, por atë që nuk do ta lejojmë është që të ndodhë një zgjidhje poshtëruese për Serbinë”, tha Vuçiq.