FOTO KALLXO - Aleksandër Vuçiq

Vuçiq nga Ujmani komenton deklaratat e Albin Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq lidhur me arsyet e anulimit nga ana e tij të takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dje në Bruksel, ka deklaruar se ai nuk e ka përulur askë.

Vuçiq ka thënë se në Bruksel nuk ka shkuar që ta përulë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas tij kur dikush sillet në mënyrë jo-civilizuese atëherë ai e përulë vetëm veten e tij.

“Nuk e kam përulur Hashim Thaçin, nuk kam shku ta përul dikë. Ata munden veten ta ulin kur sillen jo-civilzueshëm dhe jo mirë. Atë e ka bërë dikush tjetër që i ka përmend vajzat dhe djemtë e dikujt tjetër, ai e ka përulur veten jo ne”, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Kujtojmë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se “ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit”.