Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuciq gjatë një vizite në Pentagon, SHBA | Foto: Wikimedia/Glenn Fawcett

Vuçiq: Medvegja dhe Banja e Sijarinës do të mbeten pjesë e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme ka vizituar  Medvegja dhe Banja e Sjarinës me ç’rast edhe ka deklaruar se këto vende do të vazhdojnë të mbeten në Serbi.

Presidenti Vuqiq është zotuar se shteti i Serbisë do të investoj më shumë në këto vende, deri sa u bëri thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen nga ‘kërcënimet e Prishtinës’.

“Dua të porosis njerëzit që jetojnë këtu dhe atyre me origjinë nga Kosova, që të mos shqetësohen, pasi rezultatet do të jenë në favor të Serbisë,” tha Vuçiq.

Ai tha se nuk shqetësohet për progresin ekonomik  të Serbisë por “për apetitet e disave prej Prishtinës, për shkak të të cilës ai po viziton sot Medvegjën dhe Banjën e Sjarinës.

“Qëllimi ynë është që të ruajmë paqen dhe stabilitetin, pasi vetëm në paqe mund të përparojmë. Dëgjoj rrëfimet nga Prishtina. Medvegja dhe Banja e Sjarinës janë natyrisht Serbi dhe gjithmonë do të jetë kështu”, theksoi Vuçiq.