Dijana Ziviq emerohet ministre e Bujqesise FOTO: ZKM

Vuçiq: Haradinaj zgjodhi një ‘serb privat’ për ministre të tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi sot se vendosja e taksës ndaj mallrave serbe ‘ka shkrirë’ të ashtuquajturin ‘konflikt të ngrirë’, andaj ka frikë nga çdo gjë që mund të ndodhë në të ardhmen.

“Deklarata e kreut të diplomacisë gjermane Heiko Mass se ai do të vazhdojë të mbështesë Prishtinën pa marrë parasysh taksat për mua është një zhgënjim i madh”, tha Vuçiq.

Ai njoftoi se kjo dhe të gjitha mesazhet e tjera në ditët në vijim do të diskutohen në Qeverinë e Serbisë.

Vuçiq gjithashtu tha se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka zgjedhur “serbët privatë” për ministra të tij, duke iu referuar emërimit  të ministres së re të Bujqësisë, Dijana Ziviq në vend të Nenad Rikalos, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe.

Ziviq është nga Graçanica. Ajo punon në Kuvendin e Kosovës, si këshilltare që nga viti 2015.

Dijana Ziviqin është bërë ministrja e dytë në Qeverinë e Kosovës, pas Dhurata Hoxhës./rtv21

https://kallxo.com/dijana-ziviq-ministre-e-re-e-bujqesise/

.