Nga një takim i mëhershëm Vuçiq-Putin - Foto: Mikhail Klimentyev/AP/Beta

Vuçiq e Putin Bisedojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë biseduar sot me telefon lidhur me Kosovën.

Sipas tyre, pritet që më vonë të ketë edhe një kumtesë zyrtare nga kabineti presidentit serb, transmetojnë mediat serbe.

Vuçiq më herët ka biseduar edhe me ambasadorin amerikan në Beograd, Kylie Scott, për Kosovën.

Mediat më herët kishin raportuar se pas arrestimit të shefit të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, Vuçiq kishte thirrur Putinin, por presidenti serb  këtë informacion nuk e ka konfirmuar dhe as nuk e ka mohuar./21Media