Las Vegas pas sulmit. Foto: Fox News/Printscreen.

Vritet Autori i Sulmit në Las Vegas

Policia thotë se të paktën 50 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 janë plagosur gjatë sulmit në Las Vegas.

Personi i cili ka shtënë me armë drejt viktimave është 64-vjeçari Stephen Paddock vendas, i cili u qëllua për vdekje nga oficerët.

Sulmi ndodhi gjatë një koncerti, derisa sulmuesi ka shtënë me armë nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay mbi turmën. Sherif Joe Lombardo tha se policia besonte se vrasësi ka kryer sulmin i vetëm, por konfirmoi se janë në përpjekje për të gjetur një femër aziatike të quajtur Marilou Danely, që besohet të ketë udhëtuar me sulmuesin.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave ndërsa një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Presidenti po e monitoron situatën nga afër dhe se u ka dhënë mbështetje të plotë zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë.