Foto: Balkan Insight/Anadolu

Vriten dy policë në Sarajevë që po përballeshin me hajnat e veturës

Dy policë janë vrarë nga të shtënat në një incident në Sarajevë pasi u përballën me një grup njerëzish që po tentonin të vidhnin një makinë.

Dy oficerë policie vdiqën pasi disa persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr ndaj tyre kur vunë re autorët që po përpiqeshin të vidhnin një makinë në kryeqytetin boshnjak të premten në mëngjes, tha Policia e Sarajevës.

“Oficerët e policisë madje as nuk kanë dalur nga makina e tyre, ata nuk hapën zjarr të parët, por autorët e panjohur filluan të qëllonin menjëherë sapo e panë Policinë”, tha në një konferencë për shtyp i pari i Sarajevës, Adem Zolj.

Zyrtarët e vdekur janë Adis Sehoviq, 46 vjeç dhe Davor Vujinoviq, 43 vjeç.

Hetuesit ishin në vendin e ngjarjes ndërsa policia e Sarajevës po bashkëpunonte me forcat e policisë në Sarajevën Lindore të mbizotëruar nga serbët për të kërkuar autorët, tha një zëdhënës i policisë në konferencën për shtyp.

Sipas mediave lokale, anëtarë të Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes së Bosnjës janë gjithashtu të përfshirë në operacion.

Misioni i OSBE-së në Bosnje ka dënuar sulmin, njoftoi stacioni televiziv rajonal ‘N1’.

Fataliteti i fundit i Policisë në Sarajevë kishte ndodhur në vitin 2012. Motivi i vrasësit ishte hakmarrja, pasi oficeri e hoqi patentën e tij dhe i dha atij një gjobë 50 euro disa ditë para vrasjes. Vrasësi u burgos për 34 vjet.