Nga varrimi i dy gazetarëve të vrarë

Vriten dy gazetarë sirianë

Dy gazetarë sirianë, kritikë të regjimit dhe militantëve islamikë, janë vrarë në provincën Idlib, njoftoi radiostacioni ku punonin.

Sulmues të panjohur, i dërguan gazetarët Raed Fares dhe Hammoud al-Juneid me një furgon në qytetin Kafranbel më 23 nëntor, ku më pas i ekzekutuan. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të dy gazetarët vdiqën menjëherë nga plagët e marra.

Ende askush nuk e ka marrë përgegjësinë për vrasjet. Më shumë se gjysma e Idlibit dhe rajonit përreth kontrollohet nga Hayat Tahrir al-Sham, një aleancë e udhëhequr nga xhihadistët e ish degës së Al-Kaidës së Sirisë, ndërsa shumica e zonave të mbetura mbahen nga rebelët pro-turq. Militantët e IS-it, gjithashtu, kanë një prani të madhe në rajon.

Në qershor, në një opinion të publikuar në Uashington Post, njëri nga gazetarët vrarë, Raed Fares, shkruante: “Nëse nuk do të ishim ne dhe zërat tjerë të pavarur, terroristët do të ishin burim i vetëm i informacionit në lidhje me Sirinë në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Për këtë arsye, grupet terroriste (si dhe regjimi) na shohin neve si një kërcënim i drejtpërdrejtë”.