Vrasje në Xërxë

I vrari ishte pronar i një kompanie të transportit të udhëtarëve.

Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec Osman Ismajli tha për KALLXO.com se është arrestuar një i dyshuar për këtë vrasje.

“Një person, T.Z. rreth moshës 50 vjeçare është arrestuar nga policia,” tha Ismajli.

Ai shpjegoi edhe se si ka ndodhur vrasja.

Sot, rreth orës 16, është vrarë një person N.K, i moshës 40 vjeçare, pronar i kompanisë së autobusëve “Mendi”.

“Dy vetura e kanë përcjellë njëra-tjetrën, prej Prizrenit deri në fshatin Xërxë dhe aty është vrarë personi,” tha komandanti Osmani.

xerxe 2 xerxe