Ilustrim

Vrasje në tentativë në Zhegër të Gjilanit

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në fshatin Zhegër të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se një person një person është arrestuar, pasi i njëjti  për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme ishte përleshur fizikisht me viktimën, të cilin e kishte ther me thikë dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar thika e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.