Ilustrim

Vrasje në tentativë në Prizren, një person dërgohet në QKUK

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prizren.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast ka arrestuar një person të dyshuari, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave.

Si pasojë  e të shtënave me armë zjarri, lëndime trupore ka pësuar njësi prej tyre i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Gjatë bastisjes së policisë në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 61 fishekë, me të cilët dyshohet se është kryer vepra.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.