Foto: Ilustrim

Vrasje e mistershme në Fushë-Kosovë

Një person është gjetur pa shenja jete në Fushë-Kosovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj, rreth orës 13:00 forcat e rendit kanë marrë një informatë sipas të cilës në Lagjen 29 të Fushë-Kosovës, në oborrin e një shtëpie, është një person pa shenja jete.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Vdekjen e viktimës të gjinisë mashkullore, i lindur më 1957, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja e Policisë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Zëdhënësja Florie Ahmeti-Haziraj tha se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që po punohet për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.