Ndërtesa e AKI-së. Foto: Kallxo.com

Vrasja në objektin e AKI-së, prokuroria kërkon paraburgimin

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit V. I, në lidhje me vrasjen e cila ndodhi mëngjesin e kaluar në ndërtesën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka.

“Po është bërë kërkesa nga ana e prokurorisë, masa e kërkuar është ajo e paraburgimit”, tha Beka.

Në anën tjetër Kryetarja e Gjykatës, Afërdita Bytyci, i ka konfirmuar KALLXO.com se kanë pranuar kërkesën nga Prokuroria për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit për vrasjen në AKI.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar në lidhje me rastin e vrasjes brenda objektit të AKI-së.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar në lidhje me rastin e vrasjes brenda objektit të AKI-së.

KALLXO.com kishte mësuar se një punëtor sigurimi ka shtënë ndaj një punëtori të shërbimit në këtë ndërtesë duke e lënë të vrarë.

Mëngjesin e kaluar KALLXO.com ka raportuar në lidhje me një vrasje e cila ka ndodhur brenda institucionit të AKI-së.

KALLXO.com kishte mësuar se një punëtor sigurimi kishte shtënë me armë në  drejtim të një punëtori të shërbimit në ndërtesën e AKI-së.

Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se një person është vrarë në ndërtesën e këtij institucioni.

Sipas AKI-së, vrasja nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me punën e këtij institucioni.

https://kallxo.com/prokurori-jep-detaje-per-vrasjen-ne-ndertesen-e-aki-se/