ARKIV Autoambulanca intervenon pas vrasjes në 'Bon Vivant' në prishtinë më 13 tetor 2014. Foto: TV21

Vrasja në 'Bon Vivant', dështon seanca

Seanca e paraparë të mbahej në rastin për vrasjen e ndodhur në ‘Bon Vivant’ nuk është mbajtur për shkak të mungesës së prokurores së rastit Ferdane Sylejmani.

Lajmin për KALLXO e konfirmoi avokati Naim Rudari.

Sot parashihej që të thuhej fjala përfundimtare e palëve, ndërsa në mungesë të kushteve ligjore seanca u shty për 1 nëntor.

Në Lokalin “Bon Vivant” më 13 tetor 2014 u vra Rrahman Uka që ishte roje e tij.

Rruga “Rexhep Luci” në Prishtinë ishte bllokuar vitin e kaluar, pasi u bë rikonstruksioni i vrasjes në “Bon Vivant”.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com për vrasjen në ‘Bon Vivant’ mund t`i lexoni duke klikuar në LINK.