Arkiv - Të dyshuarit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanviqit sillen ne Gjykatë - FOTO KALLXO - 24.11.2018

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, të dyshuarit mbeten në paraburgim

Gjykata e Apelit, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej dy muajsh për të pandehurve Nedelkjo Spasojeviq, Marko Rosiq dhe Dragisha Markoviq .

Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri më 23.02.2019.

Sipas prokurorisë Nedelkjo Spasojeviq, Marko Rosiq dyshohen se si pjesë e një grupi kriminal kanë kryer veprën ndihmës në vrasje të rëndë, ndërsa i pandehuri Dragisha Markoviq  po ashtu si anëtar i grupit, dyshohet të këtë kryer veprën penale të zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tyre, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

Të raportimet e KALLXO.com lidhur me rastin Ivanoviq – LINK