Arkiv - Milan Radoiçiq (në mes, pa kravatë), pasi u emërua nënkryetar i Listës Serbe, Foto: Kossev/Balkan Insight

Vrasja e Oliver Ivanoviqit, ende nuk ka urdhër-arrest ndërkombëtar për Milan Radojiçiqin

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, po kërkohet vetëm nga Policia e Kosovës.

Kjo për arsye se ndaj Radojiçiqit nuk është lëshuar ende urdhër-arrest ndërkombëtar.

Prokurori special, Sylë Hoxha, tha për KALLXO.com se për ta kërkuar Radojiçiqin ndërkombëtarisht ka procedura.

“Nuk ka ende urdhër arrest ndërkombëtar, pasi që policia është në kërkim të tij, ka qenë urdhri me shku në shtëpinë e tij me kontrollu por nuk është gjetë, ende është në fuqi ai fletarrestim. Janë disa faza të cilat duhet përmbajtur”, tha Hoxha për KALLXO.com.

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq  po kërkohet pasi që i njëjti është duke u hetuar në rastin e vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në janar të këtij viti.

Në nëntor të këtij viti, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona që dyshohen se kanë qenë pjesë e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Cak i bastisjeve të policisë ishte edhe shtëpia e Radojiçiqit por i njëjti nuk ishte gjetur aty.

Që nga 23 nëntori, Radojiçiq po kërkohet nga policia.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për rastin e Ivanoviqit.

 

https://kallxo.com/specialet-ne-veri-bastiset-shtepia-e-milan-radoiciqit/

 

https://kallxo.com/policia-urdher-arrest-ndaj-milan-radoiciqit/