Rigjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt - 25.02.2019

Vrasja e Donjeta Pajazitajt, Gjykata sot pritet të vendosë për të akuzuarin

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet sot. Kështu ka vendosur turpi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Kreshnik Radoniqi.

I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, i betohet gjykatës për pafajësinë e tij.

Naser Pajazitaj, i cili po akuzohet për vrasjen e kushërirës së tij Donjeta Pajazitaj në bjeshkën e Deçanit, u betua para gjykatës për pafajësinë e tij.

“Betohem para drejtësisë, para familjarëve të Donjetës, se nuk e kam vra Donjetën, ajo ka qenë si vajzë e imja. M’vjen turp nga familja e saj, se si shprehen në media, nuk kam të baj me vrasjen e saj, e as që e di se kush e ka ba”, tha i akuzuari.

Gjatë ditës i akuzuari Naser Pajazitaj vendosi që të mos deklarohet në gjykatë dhe të mbrohet në heshtje.

Ai akuzohet se në mënyrë dinake e kishte vrarë Donjeta Pajazitajn e cila ishte duke shkuar në punë.

Sipas prokurorisë përderisa Donjeta ishte duke shkuar në punë, i pandehuri Naser ishte ndalë me veturë dhe e kishte marrë Donjetën me ç`rast e kishte dërguar tek vendi “Kroi i Lajthisë”, ku më pas me dy plumba në kokë e kishte privuar nga jeta.

Për këto akuza, Gjykata Themelore në Pejë në mungesë të provave e kishte liruar Naser Pajazitajn, mirëpo me ketë vendim nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, e cila ka vendosur që çështjen ta kthejë edhe një herë në gjykim.

Naser Pajazitaj gjatë vitit 1993, ishte dënuar me 20 vite burgim pasi ishte shpallur fajtorë për një vrasje të cilën e kishte kryer për qëllime hakmarrjeje.

Në fund të procesit gjyqësor, Prokuroria kërkoje dënimin maksimal ndërsa mbrojtja kërkoje lirimin e tij.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet sot në orën 15:00.

Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt – 25.03.2019

https://kallxo.com/i-akuzuari-naser-pajazitaj-perballet-me-video-incizime-te-dites-kur-ishte-zhdukur-donjeta/

.