Vrasja e 50 vjeçarit në Pejë - në burg i vëllai me djal dhe një i dyshuar tjetër

Një 50 vjeçari është gjetur i vdekur dje pasdite në malet e Rugovës.

Ai u gjet i shtrirë afër një rruge i vdekur, ndërsa mbi të sipas dëshmitarëve kishte shenja dhune.

Policia njoftoi gjatë ditës së djeshme se kishte arrestuar tre persona lidhur me rastin.

KALLXO.com mëson se i arrestuar është i vëllai me djalin e tij dhe një i dyshuar tjetër.

Policia në njoftimin e saj kishte sqaruar se familjarët kishin pasur një përleshje në mes vete, ndërsa pas saj ishin dorëzuar në polici dhe kishin raportuar zhdukjen e bashkëfamiljarit të tyre. KALLXO.com merr vesh se konflikti mes tyre ishte për një pyll që ishte duke u prerë.

Dy ditë më vonë Policia dhe FSK raportuan se e kishin gjetur të vdekur skaj një rruge 50 vjeçarin.

Tre të arrestuarit po mbahen në paraburgim në Pejë, ndërsa gjatë ditës pritet të merret vendimi nga Gjykata për masën vijuese të sigurisë.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së djehsme për gjetjen e turpit të pajetë në malet e Rugovës.

https://kallxo.com/terhiqet-turpi-i-50-vjecarit-dyshohet-se-u-vra-nga-vellai-dhe-nipat/

.