Ish-kandidati i partisë FJALA, Vehbi Berisha, voton në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Drenasit - Foto: KALLXO.com

Votojnë Kandidatët e Eliminuar

Dy ish-kandidatët për kryetar të Komunës së Drenasit kanë votuar sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në të cilat në garë janë Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën.

Ish-kandidati I LDK-së, Bedri Nika, ka votuar në qendrën e votimit në Gllanasellë.

Po ashtu, në të njëjtën qendër votimi ka votuar edhe ish-kandidati i partisë FJALA, Vehbi Berisha.

Për rundin e dytë të zgjedhjeve, ish-kandidati i LDK-së nuk është deklaruar se cilin prej garuesve e mbështetë, ndërsa Vehbi Berisha është vënë në krah të kandidatit të Nismës.

Në komunën e Drenasit sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Komunës.

Në garë janë Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës.

Ish-kandidati i LDK-së, Bedri Nika, voton për kryetar të Drenasit - Foto: KALLXO.com
Ish-kandidati i LDK-së, Bedri Nika, voton për kryetar të Drenasit – Foto: KALLXO.com