Votohet Komisionin Parlamentar për arritjen e konsensusit për Tribunalin

Në fillim të seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i PSD-së, Faton Topalli, kishte një propozim për Tribunalin Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

Ai tha se kjo çështje është shumë e rëndësishme dhe duhet konsensus mbi partiak.

“Meqë kjo çështje është shumë e rëndësishme dhe kjo pikë kalon vijat partiake dhe interesat partiake, jemi të mendimit që duhet të krijohet një konsensus mbi partiak që të gjitha partitë apo shumica të nderojmë ato mekanizma,  të merrmi vesh për të gjitha çështjet për seriozitetin e kësaj pike dhe që bashkërisht të vendosim për hapat që duhet t’i marrim”, tha Topalli.

Tutje ai tha se propozimi i PSD-së në këtë pikë është që të krijojnë një komision parlamentar për harmonizimin e qëndrimeve të partive për Tribunalin Ndërkombëtar.

“Kuvendi i Kosovës të krijojë një komision parlamentar i cili pastaj do ta ketë për bazë këtë tekst i cili na është dorëzuar ne, ti harmonizojmë qëndrimet dhe pastaj bashkërisht duke e pasur parasysh rëndësinë e çështjes dhe ta harmanizojmë një tekst i cili do të miratohet me shumicën e anëtarëve të kuvendit”, tha Topalli.

Pas kësaj me 62 vota për të deputetëve të Kuvendit u votua propozimi i tij.