RTK, Prishtine. 21 maj 2015. Photo: Atdhe Mulla.

Votohet Edhe Një Anëtare për Bordin e RTK-së

Elif Tokmak është zgjedhur anëtare e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nga komuniteti turk.

Votimi është bërë në mënyrë të fshehtë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme.

Tokmak fitoi në garë me Agim Rifat pasi që për të votuan 49 deputetë.

Rifat mori 9 vota ndërsa 21 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Elif Tokmak ka qenë anëtare e Bordit të RTK-së edhe në mandatin e kaluar trevjeçar.