Komisioni për buxhet dhe financa - Foto: Kuvendi i Kosovës

Votohen Amendamentet e Projektligjit për Buxhetin

Shqyrtimi i Raportit me amendamente të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2017 ishte temë mbledhjes së sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, kryesuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar.

Anëtarët e Komisionit, pasi shqyrtuan amendamentet (20 sosh), i përkrahën ato dhe vendosën që harmonizimi i tabelave të buxhetit të bëhet në pjesën përkatëse të Projektligjit.

Komisioni po ashtu vlerësoi se amendamentet janë të harmonizuara edhe me qëndrimin e Ministrisë së Financave, gjë që e pohoi edhe ministri i Financave, Bedri Hamza.