Votimi me Gjenerator në Gllanasellë

Monitoruesi i KALLXO.com ka vërejtur që votimi në këtë qendër, të vendosur në shkollën “Xhevë Lladrovci” është duke u zhvilluar nën zhurmën e gjeneratorit.

Në këtë qendër të votimit pritet të votojnë tre kandidatë në garën për kryetar të komunës së Drenasit: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK) dhe Vehbi Berisha (Fjala).

Në këtë qendër të votimit janë të hapura dy vendvotime ndërsa 1594 qytetarë kanë të drejtë vote.